Tiranë, sherr mes dy të rinjve në një ‘Fast-Food’, masakrohet i riu

LAJM I FUNDIT/ Sherr me thika në një 'Fast-Food' në Tiranë, masakrohet i riu. Kapen autorët

Shërbimet e Komisariatit të Pòlicisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflòkt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi.

Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konflíktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thíkë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Pòlicisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konflíktit.

Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një ármë të ftohtë thíkë, me të cilën autoret kryen veprën penale.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krímit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrásje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e ármëve të ftohta”.

Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.