Tiranë, përplasen dy autobusat e linjës Tiranë-Kamëz

Dy autobusë të linjës “Tiranë – Kamëz” janë përplasur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës.

Dy autobusë të linjës “Tiranë – Kamëz” janë përplasur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë 6 pasagjerë, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.