Tiranë, përfshihet nga flakët kati i fundit i një pallati në ndërtim

Është përfshirë nga flakët kati i fundit i një pallati në ndërtim, pranë zonës së “Medresesë” në Tiranë...

Është përfshirë nga flakët kati i fundit i një pallati në ndërtim, pranë zonës së “Medresesë” në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se janë djegur polisteroli dhe materiale të tjera ndërtimi, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Shkaku besohet se ka qenë aksidental e jo i qëllimshëm, ndërsa raportohet se mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e punëtorëve.

Dy zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur në kontroll flakët, ndërsa banesat përreth nuk janë të rrezikuara.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.