Tiranë, i riu i jep fund jetës në mënyrë tragjike

35 vjeçari në Tiranë i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 9...

Një 35 vjeçar në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”.

Dyshohet se shtetasi me iniciale A.Sh., ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, çka e ka shtyrë të drejt këtij akti, raporton Top Channel.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.