Tiranë, gjendet i vdekur në kázanin e plehrave një fëmijë

Një ngjarje trónditëse ka ndodhur sot në kryeqytet ku një fëmijë prematurë është gjetur i pajetë në një kázan pléhrash.e

Një ngjarje trónditëse ka ndodhur sot në kryeqytet ku një fëmijë prematurë është gjetur i pajetë në një kázan pléhrash.

Ngjarja e réndë ka ndodhur në zonën e “Ali Demit” ndërsa nuk dihet identiteti dhe rrethanat në të cilat ka përfunduar aty. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se foshnja kishte lindur i pajetë dhe u braktis nga nëna pasi nuk kishte para për të paguar agjensinë funerale.

Policia ka dhënë informacionin e parë duke thënë se ka arritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personti që e ka hedhur në kosh foshnjen e pajetë.

Informacion paraprak: Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.