Tiranë-Durrës me pagesë? Ekspertët: Koncesioni do rëndojë bizneset

Vendosja e tarifës për rrugën Tiranë-Durrës shihet me shqetësim nga ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre ky koncesion do të rëndojë bizneset që janë vendosur përgjatë aksit rrugor dhe kanë rreth 60% të aktivitetit që kryhet në Shqipëri.

Në këto kushte ata shprehen se dhe kostot duhet të jenë sa më minimale, si një stimul për zhvillimin e ekonomisë

Besart Kadia: Është vizioni i të ardhmes, ku Durrësi dhe Tirana do quhen dyrnaja, praktikisht do jetë një zonë e përbashkët ekonomike dhe për këto arsye nga këndvështrimi ekonomik do të ishte një hap pas për ekonominë e zonës nëse do bëhet me pagesë kalimi në këtë aks rrugor.

“E rëndon popullin, se ne do shtojmë biletën”, tha një drejtues mjeti.

Ndërkohë drejtuesit e automjeteve shprehen të zhgënjyer për shtimin e një tjetër takse.

“Ne i paguajmë taksat kur paguajmë taksat e makinës”, tha një tjetër drejtuesi mjeti.

Rruga Tiranë Durrës përshkohet nga 50 mijë automjete në ditë dhe në bazë të një përllogaritjeje në rast se ky numër mbetet i pandryshuar në 30 vjet të ardhurat e firmës nëse rruga do të faturohet me 2 euro për kalim do të jenë 1.1 miliardë euro ose 3 herë më shumë nga fitimi fillestar./OraNews