Një skelë ndërtimi është shembur në Rrugën “Ibrahim Rrugova” në Tiranë, prapa Akademisë së Arteve.
Moti i keq që ka përfshirë zonën me sa duket ka shkaktuar rënien e skelës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Punëtorët po punojnë për të zhbllokuar rrugën automobilistike.