Tirana pret Teutën, synohet fitorja e parë

Pas një starti mes akteve të rënda të dhunës në stadiumin “Skënderbeu”, në ndeshjen mes korçarëve dhe Partizanit, por edhe golave të paktë të shënuar, vetëm 5 në 5 takime, Kategoria Superiore do të vijojë sot me ndeshjen e parë të javës së dytë.

Kështu Tirana, pas humbjes në debutim në derbin e vogël të kryeqytetit, ndaj Kamzës, do të zbresë sërish në “Selman Stërmasi”, këtë herë për të pritur durrsakët e Teutës./raporton Top Channel

Kryeqytetasit vijnë me synimin për të gjetur fitoren e parë në kampionat, që do të rikthente qetësinë në ekip dhe do të mbante të ndezur entuziazmin e tifozërisë, që sërish pritet të jetë e shumtë në numër.

Nga ana tjetër, edhe Teuta ka pretendimet e saj, pasi ka bërë një merkato cilësore dhe kërkon që të arrijë Europën. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën e javës së parë ndaj Flamurtarit, ndërsa këtë herë në kryeqytet do të kërkojë fitoren e parë sezonale.

Sfida pritet të jetë spektakolare, pasi dy skuadrat kanë si synim primar Europën dhe nuk fshihen nga objektivat e tyre. Takimi do të startojë në orën 19:45 dhe ashtu si e gjithë Kategoria Superiore për 4 sezonet e ardhshme, do të transmetohet vetëm në Supersport.