Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga Maratona e Tiranës, kryeqyteti po bëhet gati për të për të mirëpritur vrapuesit, jo vetëm ata vendas, por dhe ata të huaj, raporton Top Channel.
Rrugët ku është parashikuar edhe itinerari i maratonës po vishen me ngjyrat e maratonës duke premtuar në këtë mënyrë një festë të vërtetë sportive.
Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka bërë thirrje qytetarëve, amatorë ose profesionistë që të marrin pjesë në vrapimin e 7 tetorit, një garë që ka fituar seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar.
“Superheronjtë këtë herë kanë veshur bluzat e Maratonës së Tiranës! Regjistrohu në Tirana Marathon, sfido miqtë, stërvitu me profesionistët tanë te Parku i Liqenit dhe me 7 Tetor vrapojmë të gjithë me ritmin e qytetit. Forca”, shkruan Veliaj në Facebook.
Pjesëmarrësit në garë do të kenë mundësi që të garojnë në 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.