TIKA furnizon me ushqim 10.000 familje në Gaza
Dërgesat janë bërë në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka TIKA me autoritetin palestinez të Zekatit, i cili pranoi ndihmat

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë të hënën shporta ushqimore për 10.000 familje në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Dërgesat janë bërë në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka TIKA me autoritetin palestinez të Zekatit, i cili pranoi ndihmat.
Secila prej shportave përmban rreth 15 artikuj ushqimorë.
Javën e kaluar, TIKA filloi një fushatë për shpërndarjen e 30.000 shujtave për familjet e varfra në Gaza, gjatë gjithë muajit të Ramazanit.
Ndërkohë disa institucione qeveritare dhe joqeveritare turke aktualisht po punojnë në Gaza duke ofruar ndihmë për familjet e varfra palestineze.
Bëhet fjalë për TIKA-n, si dhe për Gjysmëhënën e Kuqe Turke, Fondacionin Humanitar Turk (IHH) dhe Fondacionin Yardımeli.