Tirana International Airport (TIA) ka raportuar të dhënat e pasagjerëve për vitin 2023. Sipas TIA, nga dhe drejt Rinasit udhëtuan 7,257,574 pasagjerë në 2023, me një rritje prej 40% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur një nivel rekord historik.
Sipas TIA, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u rrit me 37% për sa i përket kapacitetit të vendeve, duke arritur në një numër prej 4,240,461 vendesh nga 3,089,941 në 2022, një rritje e dukshme nga viti i kaluar. 5 linjat ajrore kryesore ishin Wizz Air, Air Albania, Albawings, Lufthansa dhe Ryanair.
Operatori më i madh ishte Wizz Air, që arriti në 59% të tregut, duke përpunuar një numër prej 4,289,960 pasagjerësh në 2023.
Në vitin 2023, Tirana International Airport mirëpriti linja të reja ajrore si Jazeera dhe Ryanair dhe prezantoi destinacione si Napoli, Brindisi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selanik, Comiso, Edinburgh, Manchester, Bukuresht, Kuvajti, Dammam, Stokholm Arlanda, Dusseldorf Weeze, Praga, Varshavë Modlin dhe Roma Ciampino.
Përmes TIA fluturuan dhe linja të reja charter të rinj, duke përfshirë Iberia, Flyone dhe Tailwind, duke e diversifikuar më tej portofolin e linjave ajrore. Për më tepër, aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter si Brno, Bilbao, Sarajevë, Lisbona, Porto, Kishinau, Riga, Bratislava dhe Varshavë Radom.
Italia, destinacioni kryesor
Sipas TIA, në 2023 shtetet kryesore që kishin numrin më të lartë të pasagjerëve ishin Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe.
1. Italia (44%): Me mbi 3.1 milionë pasagjerë, Italia është tregu dominues për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke treguar lidhjet e forta mes dy rajoneve.
2. Gjermania (13%): Duke u shërbyer afro një milion pasagjerëve, Gjermania kishte një prani të konsiderueshme, duke reflektuar kërkesën e madhe për udhëtime midis Tiranës dhe qyteteve kryesore gjermane.
3. MB (8%): Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës lehtësoi udhëtimin pa probleme për mbi gjysmë milioni pasagjerë drejt dhe nga Mbretëria e Bashkuar, duke nënvizuar rëndësinë e këtij tregu.
4. Turqia (6%), Greqia (4%): Tregje të tjera kyçe, duke përfshirë Turqinë dhe Greqinë, kontribuuan ndjeshëm në aktivitetin e aeroportit, duke theksuar rolin e tij në nxitjen e lidhjeve përtej Europës Perëndimore.
Udhëtohet më shumë në Londër e Milano
Destinacionet kryesore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kanë ndikuar dukshëm në zgjedhjet e pasagjerëve. Londra mban vendin e parë midis destinacioneve kryesore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, me 8% të destinacioneve totale.
Më pas renditen Milano, Roma dhe Bergamo, secila duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme me një peshë prej 5%, ndërsa Pisa plotëson pesë destinacionet kryesore me 4%.