Theri me thikë vëllain e vet, arrestohet vajza nga Deçani

Një vajzë është arrestuar në Deçan, pasi që e njëjta me një mjetë të mprehtë ka therur vëllain e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pasi që e dyshuara kishte probleme mendore, me vendim të prokurorit është dërguar për shërim në repartin e psikiatrisë.