Thaçi përshëndet hapjen e negociatave: Hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për shqiptarët.

Pas miratimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim ky, i cili u mor gjatë një takimi ministror, i cili u organizua në format të telekonferencës për shkak të situatës së krijuar me koronavirus, vjen reagimi i Presidenti Thaçi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka thënë se Bashkimi Evropian po vazhdon të diskriminojë Kosovën.

Reagimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci:

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë.

Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës. HTH”, shkruan Thaci në “Facebook”.