Tesla do të zgjerohet në Ballkan vitin e ardhshëm

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka zbuluar planet e kompanisë për zgjerim në Evropë, duke përmendur edhe dy vende të Ballkanit, Serbinë dhe Kroacinë.

Kompania që merret me prodhimin e veturave elektrike planifikon të fillojë zgjerimin në Evropë, në fillim të vitit të ardhshëm.

“Shpresojmë të hapim në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën duke pasur veturat në vendet e tij të origjinës”, ka shkruar Musk në Twitter.

Tesla prodhoi 87.000 automjete në tremujorin e dytë të vitit 2019.