Terrorizmi i ka shkaktuar mbi 185 miliardë euro Bashkimi Europian

Terrorizmi ka shkaktuar dëme kryesisht në fushat si tregtisë, investimeve të drejtpërdrejta, transportit dhe turizmit.

 Sulmet terroriste që ndodhën mes viteve 2004 dhe 2016 në Bashkimin Evropian (BE) i kanë kushtuar të gjithë ekonomisë një dëm prej 185 miliardë euro.

Është publikuar raporti i “Luftës kundër Terrorizmit” i përgatitur nga Shërbimi Hulumtues i Parlamentit Evropian (PE), ku sipas këtij raporti, terrorizmi mes viteve 2004 – 2016 i kanë kushtuar ekonomisë së BE-së një dëm gjithsej 185 miliardë e 431 milionë euro.

Gjithashtu humbjet e jetës, plagosjet dhe dëmtimet në infrastrukturë të shkaktuara nga sulmet terroriste rezultojnë të kenë shkaktuar në total një humbje financiare prej 5 miliardë 619.3 milion euro.

Terrorizmi ka shkaktuar dëme kryesisht në fushat si tregtisë, investimeve të drejtpërdrejta, transportit dhe turizmit.

Disa masa të marra në vendet e BE për të luftuar terrorizmin, kanë rezultuar si shkelje e të drejtave themelore të disa grupeve sociale, raporton “Aandolu Agency”.

Terrorizmi midis vendeve anëtare të BE-së më shumë humbje financiare i ka kushtuar Francës. Kostoja totale e terrorizmit ndaj Francës në këtë periudhë ka arritur në 44 miliardë e 943.5 milionë euro.

Në dëmin që terrorizmi ka shkaktuar, pas Francës radhitet Britania me 44 miliardë e 384.7 milionë euro, Spanja me 42 miliardë e 721.7 milionë euro, Gjermania me 19 miliardë e 457.8 milionë euro, Greqia me 10 miliardë e 522.3 milionë euro dhe Belgjika me 8 miliardë e 161.6 milionë euro.

Nga ana tjetër, theksohet se terrorizmi nuk i ka kushtuar ndonjë kosto Sllovenisë, Luksemburgut, Lituanisë dhe Letonisë.