Tërmeti shkatërrues në Kroaci, shënohet viktima e dytë, gjendet nën rrënoja 20-vjeçari

Në Petrinja, e cila është dhe epiqendra e tërmetit të sotëm me magnitudë 6.4 të shkallës rihter në Kroaci shënon dhe viktimën e dytë.

Në Petrinja, e cila është dhe epiqendra e tërmetit të sotëm me magnitudë 6.4 të shkallës rihter në Kroaci shënon dhe viktimën e dytë.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një djalë 20 vjeç i cili është zënë poshtë nga rrënojat e shtëpisë së tij e cila u shemb totalisht pas tërmetit të fuqishëm. Viktima e parë është një vajzë e vogël 12 vjeçe.

Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ) thotë se termeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash. Kanali televiziv N1 njoftoi se epiqendra ishte në qytetin Petrinja, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti Zagreb.

Tetë ekipe të ambulancës së Zagrebit dhe vullnetarë të Shoqatës së Qytetit të Kryqit të Kuq gjithashtu po japin ndihmë, tha Zyra e Menaxhimit të Emergjencave, duke u bërë thirrje qytetarëve të lejojnë kalimin pa u penguar të automjeteve të urgjencës. Tërmeti i parë i fuqishëm u shoqërua edhe nga disa lëkundje të tjera më të lehta.Termeti Ne Kroaci