Tërmeti, prefekti Shehu: Të gjitha strukturat ndodhen në terren

Tërmet i një dite më parë me epiqendër në Mat ka shënuar dëme në qarkun e Dibrës, deklaroi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu.

Tërmet i një dite më parë me epiqendër në Mat ka shënuar dëme në qarkun e Dibrës, deklaroi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu.

Sipas të dhënat të para që vijnë nga Prefektura e qarkut të Dibrës dhe Emergjencat Civile janë shënuar dëme në shtëpi, në Bashkinë Mat, Bashkinë Klos dhe Bashkinë Bulqizë.

“Prefektura e Dibrës ka ngritur një shtab emergjence me tre bashki atë të Matit, Klosit dhe Bulqizës të përbërë nga 16 grupe punë, që do inspektojnë dëmet në terren. Nga të dhënat paraprake janë konstatuar të dëmtuara 90 shtëpi në Bashkinë Mat, 36 shtëpi në bashkinë Klos dhe 47 shtëpi në bashkinë Bulqizë”, shprehet Shehu.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako dhe prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu, kanë zbritur sot në terren duke kryer inspektime në fshatin Macukull dhe Derjan të bashkisë Mat.

Prefekti Shehu ndërsa ndodhej në  Macukull u shpreh për ATSH-në se, “në këtë fshat janë dëmtuar 5 shtëpi, kryesisht të pabanuara. Për ato familje që u është dëmtuar shtëpia janë vënë në dispozicion çadra dhe mjete të tjera”.

Shehu shtoi se të gjitha strukturat janë në terren për të verifikuar dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarave dhe së shpejti do evidentohen dëmet pas raportit të 16 grupeve e punës janë në terren.

“Fatmirësisht nuk ka dëme njerëzore dhe asnjë qytetarë nuk është lënduar nga tërmeti”, tha Shehu./atagov