Tërmet me magnitudë 5,6 ballë godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë goditi provincën Malatya në pjesën lindore të Türkiyes, tri javë pas dy lëkundjeve masive tronditën rajonin, transmeton Anadolu.

Tërmeti ndodhi në orën 12:04 pasdite me kohën lokale, me epiqendër 6,96 kilometra nën sipërfaqe në rrethin Yeşilyurt, tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas AFAD-it, deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Lëkundjet ndodhën derisa Türkiye vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit.

Të paktën 44.374 njerëz kanë vdekur për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.

Malatya ishte një nga provincat e goditura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş që prekën gjithsej 11 provinca.