Tërmet i fuqishëm në Greqi, panik tek banorët

Zonat bregdetare të Greqisë në Karpathos janë lëkundur sërish nga tërmeti pasditen e sotme.

Tërmeti ishte i 3.7 i shkallës rihter, çka ka sjellë panik te banorët.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Instituti Kombëtar i Athinës mësohet se epiqendra e tërmetit është shënuar 47 kilometra në veri-lindje të Karpathos, me një thellësi prej 15 km.

Lëkundjet e tërmeti kanë shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa vendi fqinj është goditur nga një valë e fortë tërmetesh gjatë kësaj vere.

Kjo është goditja e dytë brenda pak orësh.

Lëkundjet e para 3.5 ballë u regjistruan në orët e mëngjesit të sotëm. /noa.al