Kjo situatë stabile vjen për shkak të masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme.
Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdoj edhe për 6-8 ditë, ku më pas pritet çrregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për reshje shiu.