Teoritë konspirative të reja thonë se Bill Gates qëndron pas koronavirusit

Teoritë se Bill Gates fshihet pas krijimit të koronavirusit gjenden kudo në median sociale që nga fillimi i këtij viti.

Qëndrimi publik i Bill Gates për mënyrën sesi duhet luftuar koronavirusi, e ka bërë atë një shënjestër të teorive të konspiracionit online.

Teoritë se Bill Gates fshihet pas krijimit të koronavirusit gjenden kudo në median sociale që nga fillimi i këtij viti. Ato janë përmendur të paktën 1.2 milionë herë në median sociale dhe shfaqjet televizive.

Sipas New York Times mëse 16,000 postime në Facebook që kanë marrë 900,000 pëlqime dhe komente kishin në shënjestër Bill Gates. 10 videot më popullore në YouTube gjatë muajit Mars dhe Prill përhapnin dezinformim rreth Gates dhe kanë marrë 5 milionë shikime.

Një prej teorive thotë se Gates e kishte ditur më përpara për ardhjen e koronavirusit dhe një vaksinë kishte nisur të zhvillohej përpara se të mbërrinte pandemia nga Instituti Pirbright i cili merrte financim nga Fondacioni Gates.

Por New York Times tha se vaksina kishte të bënte me një koronavirus tjetër dhe jo atë që shkakton Covid-19.

Organizata filantropike e Gates ka investuar 250 milionë dollarë për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Por nuk është i vetmi i vënë në shënjestër të teorive konspirative. Në Britani mbi 50 antena 5G janë sulmuar për shkak të teorive që lidhnin 5G me koronavirusit. /PCWorld Albanian