Tentuan të vjedhin biçikletën e djalit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nën hetim tre të mitur

Tre të mitur kanë tentuar mbrëmjen e kaluar të vjedhin një biçikletë pranë rrugës “Ferit Xhajko”, por janë kapur nga policia.

Tre të mitur kanë tentuar mbrëmjen e kaluar të vjedhin një biçikletë pranë rrugës “Ferit Xhajko”, por janë kapur nga policia.

Mësohet se biçikleta është në pronësi të Klejdi Burgajt, djalit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj,shkruan Top Channel.

Burime bëjnë me dije se emrat e tre të miturve përgjegjës për ngjarjen i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për të vijuar hetimet.