Meteorologu Hakil Osmani tha se temperaturat këtë javë do të prekin temperaturat 42-43 gradë në hije.
Ai tha se qytetet më të prekura nga këto temperature do të jenë Elbasani, Berati, Fieri ndërsa shtpi se i nxehti do të ndihet edhe në Tiranë.
“Sa i përket javës pritet që temperaturat më të larta të jenë në pjesën e dytë të javës. Parashikohet që maksimumet të ngjiten në 42 deri në 43 gradë Celsius.
Qytetet të cilat parashikohet të kenë temperature më të larta gjatë ditës së premte dhe të shtunën do jenë Elbasani, Berati, Fieri, Gjirokastra në këto qytete temperaturat do jenë më të larta.
Edhe në kryeqytet do kemi temperature të larta, do shkojë 40-41 gradë Celsius në hije, në diell këto temperature ndihen edhe më shumë”,-tha për Euronews Albania Hakil Osmani.