Temperatura të ulëta në Angli/ Dhjetëra fluturime të anuluara për shkak të mjegullës së ‘ngrirë’

Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin Heathrow të Anglisë për shkak të mjegullës së ngrirë.

British Airways, transportuesi më i madh në aeroportin më të ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar, ka anuluar rreth 80 fluturime.

Linjave ajrore u infromuan të dielën mbrëma se do të duhet të zvogëlojnë numrin e fluturimeve që kryejnë me rreth 15% për shkak të motit dhe kufizimeve të kontrollit të trafikut ajror.

E hëna ishte nata më e ftohtë në aeroport në më shumë se një dekadë, me temperatura që ranë në -8.4C. Ishte temperatura më e ulët e regjistruar që nga dhjetori 2010 dhe nata më e ftohtë e janarit që nga viti 1987. Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar temperatura më e ulët ishte në Santon Downham, Suffolk, ku ra në -9.8C.

Temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar ishin më të ngrohtat në Skoci, me temperatura 10.1C në Kinlochewe në malësitë skoceze.

Në një deklaratë, British Airways tha se u kishte “kërkuar falje klientëve, fluturimet e të cilëve janë prekur” , ndërsa kanë ofruar rimbursim dhe nevoja të tjera.

Prezantuesi kryesor i motit në BBC, Simon King, tha se mjegulla e ngrirë “përcaktohet dukuria kur dukshmëria është më pak se një kilometër e kombinuar me një temperaturë ajri më pak se 0C”.

“Shkakton vonesa në aeroporte në veçanti pasi mjegulla e ngrirë formon një shtresë akulli të hollë në aeroplanë që do të duhet të hiqen”, shtoi ai.