Temperatura të ulëta dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë javë

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë.

Sipas tij vlerat minimale të motit janë regjistruar në -3 gradë celsius. Sakaq ai thotë se temperaturat maksimale sot do të mbeten të ulëta, ndërsa në ultësirën perëndimore maksimumi priten deri në 14 celsius.

“Të paktën deri ditën e enjte do të kenë rritje që do të shënojnë deri në 20 gradë celsius”- tha ai.

Osmani bën me dije se vlerat minimale do të kenë rritje të ndjeshme të tyre.

“Pritet nga -3 gradë celsius, pritet që deri të enjten të regjistrohen temperaturat deri ne 3 gradë celsius”-tha ai.

Mesjava do të sjellë një rritje  të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ndërsa pjesën tjetër tgë javës do të ketë një rënie të temperaturave.

Sa i përket kushteve të motit, sot mbetemi me mot të qëndrueshëm, ndërsa do të ketë intervale të gjata me kthjellime.

“Dita e martë, dhe e mërkurë do t’i bëjë më të shpeshta vranësirat. Pjesa e dytë e javës ka sinjale që të ketë shtim të vranësirave”- përfundon meteorologu.