Temperatura të larta deri në fund të muajit Gusht

I nxehti përvëlues do të mbajë mbërthyer vendin deri në fund të gushtit.

Vapa do të jetë më e ndjeshme në kryeqytet, por edhe në qytetet Elbasan e Durrës, ku termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius, transmeton A2News.

Ndërsa në bregdet dhe në zonat malore do të jetë më freskët, me temperaturat maksimale deri në 35 gradë.

Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e larta dhe të favorshme për plazh të vijojnë edhe javën e parë të shtatorit. Ndërsa mundësitë për rreshje janë të pakta dhe vetëm në zonat malore.