Temperatura janari dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën

Meteorologia e Meteoalb, Ladja Porja tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se java në vijim do të karakterizohet nga mot i vranët dhe me reshje shiu.

Gjatë natës së sotme në vend do të depërtojnë masa veriore nga Poli i Veriut duke sjellë temperatura  tipike për janarin.

Nga dita e martë deri të enjten vlerat maksimale termike nuk do t’i kalojnë 12-13 gradë celsius, ndërsa në zonat malore vlerat minimale do të shkojnë në -2 dhe do të shoqërohet nga reshje bore.

E premtja dhe fundjava do të sjellë rritjen graduale të temperaturave.