Telstar dështon, FIFA ndërron topin për fazën finale të Kupës së Botës

Telstar mashtron portierët, FIFA ndryshon topin e Botërorit “Rusi 2018”

Faza e parë, ajo e grupeve në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, është pranë mbylljes. Tashmë turneu është drejtuar për nga sfidat e rëndësishme, ato vendimtare për fatin e ekipeve që qëndrojnë, ose largohen nga Rusia.

Ndeshje me tension të lartë, sepse sikurse dihet, topi është i rrumbullakët dhe verdiktet jepen vetëm pas 90 minutave lojë. Por është pikërisht topi i shkelmuar nga 32 ekipet e kualifikuara në këtë Botëror, ai që eliminohet i pari, duke mos arritur të mbërrijë në 1/8 e finales se Kupës së Botës.

Kjo sepse FIFA ka vendosur që duike nisur nga sfidat me elimin direkt dhe deri në gjysmëfinale do të përedoret një zëvendësues i topit të shkelmuar në grupe.

Sipas FIFA-s, duke nisur nga 1/8 e finaleve, që do të fillojnë të luhen nga data 30 qershor, ndeshjet do të luhen me Telstar Mechta, që do të ketë një dizenjo të re, ku bie në sy ngjyra e kuqe.

Topi i Adidas-it është i njëjtë si strukturë me Telstar 18, që u përdor në grupe. Ky top risolli të njëjtin emër të përdorur në vitet 60-70. Një top bardhezi me shkallëzime gri, një rishikim modern i Telstar-it origjinal.