Telekom Albania, Rama: Serbët të mirëpritur për investime jo në këtë sektor strategjik

 Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, bizneset serbe janë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri, por jo për investime në sektorit strategjik të Telekom Albania.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, bizneset serbe janë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri, por jo për investime në sektorit strategjik të Telekom Albania.

“Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryej një kompani private, siç është “Deutsch Telekom” e cila ka një strategji tërheqje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje jo vetëm në Shqipëri, me kompani që përzgjedh të shesë biznese, por ky është një sektor strategjik dhe natyrisht qeveria shqiptare pyetet, i kërkohet mendim nga vetë ata që janë të interesuar dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe i qartë. Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, deklaroi Kryeministri Rama në konferencën për shtyp./ATSH