Telefoni që “fundosi” Ahmetajn, çfarë u zbulua në Blackberry-n e ish-ministrit

Burime bëjnë me dije se SPAK ka gjetur një aparat celular të markës Blackberry në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj.

Aparati ka qenë në përdorim nga ish-zyrtari i lartë. Ai është hapur dhe hetuesit kanë konsatuar se një pjeë e madhe e komunikimeve ishin fshirë, por ekpertet laboratorit digjital të spak kanë arritur t’i rikuperojnë.

Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri në 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike mes Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit.

Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “tigër”, “i madh”…etj.

Kujtojmë se Ahmetaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Tre akuzat e ngritura nga SPAK:

  • “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,
  • “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
  • “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.