Teheran, në muaj mumifikohen mbetjet mortore të 10 personave

Kadipasha tha se shumica e trupave janë të personave të vdekur nga zona e Azisë dhe Evropës ndërsa në Iran kjo bëhet për faktin se shpenzimet e mumifikimit janë më të ulëta

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran në muaj mesatarisht mumifikohen mbetjet mortore të së paku 10 personave, ka thënë drejtori i Zyrës së Mjekësisë Ligjore në Teheran, Mesud Kadipasha, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Zyra e mjekësisë ligjore bën mumifikimin në rastet kur një gjë të tillë e kërkon familja e të vdekurit”, tha Kadipasha në një intervistë për mediat e Iranit.

Sipas tij, në Teheran në muaj mumifikohen rreth 10 trupa.

Kadipasha tha se shumica e trupave janë të personave të vdekur nga zona e Azisë dhe Evropës ndërsa në Iran kjo bëhet për faktin se shpenzimet e mumifikimit janë më të ulëta se në vendet tjera.

“Procesi i mumifikimit në Iran kushton rreth 700 dollarë”, thotë Kadipasha.