Të shtëna me armë në qendër të Athinës/ Shqiptari me makinën e vjedhur qëllon policin dhe largohet

Forcat e policisë janë përleshur me disa grabitës mëngjesin e sotëm në qendër të Athinës.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raporton se një shqiptar rreth 35 vjeç kishte vjedhur një makinë. Policia i zuri priti, por ai në vend që të ndalonte, ka qëlluar drejt motorit ku ndodheshin efektivët. Nga breshëria e plumbave, ka mbetur i plagosur një polic dhe vetë autori, ia arrestuar dhe më parë për vjedhje.

Kameramani Ilia Poçi ka arritur të sigurojë pamje nga vendngjarja, pak minuta pas ngjarjes, ku në zonë gjenden ende gëzhojat.