Të rinjtë e “Smile Shkodra”, videomesazh në pikat më të vizituara të zonës

Të rinjtë e “Smile Albania” në Shkodër vijojnë promovimin e qytetit verior, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë turistë.

Të rinjtë e “Smile Albania” në Shkodër vijojnë promovimin e qytetit verior, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë turistë.

Me anë të një videoje, të rinjtë shkodranë kanë sjellë pamje nga pikat turistike më të vizituara të Shkodrës, si kalaja e Rozafës, plazhi i Velipojës, Ura e Mesit, Prekal, etj.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi shprehet se “të përkushtuar e të papërtuar, por edhe krijues të rinjtë e ‘Smile Shkodër’, që me këtë video përcjellin mesazhin e tyre nga disa prej pikave më të vizituara të zonës”.

Shkodra është një qytet që të bën për vete falë historisë, monumenteve të kulturës, si dhe rrethohet nga një peizazh natyror tepër atraktiv për t’u vizituar.

Shkodra është qendra administrative dhe ekonomike e veriut të vendit dhe si e tillë ajo ofron edhe mundësitë më të mëdha për turizmin sezonal apo gjithëvjetor.
Është i vetmi qytet në Shqipëri që ka rreth vetes detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, liqenor, historik e kulturor.

Që në fillim në këtë vend mund të gjesh gjithçka, që nga plazhi i Velipojës, veriu i detit Adriatik, në liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës, kalanë e famshme të Rozafës, Thethin – perlë e Alpeve shqiptare dhe shumë vende të tjera, raporton Atsh.

Po të ndjekësh rrjedhën e Bunës në të dy krahët e saj gjelbërimi i verës është përflakur nga e kuqërremta vjeshtore, që të shoqërojnë deri në derdhjen e saj në detin Adriatik.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1688691334575416/