Tatimet: 16 korriku, afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së thjeshtuar

16 korriku është afti i fundit i plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës së thjeshtuar për subjektet e vogla që janë përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së.

16 korriku është afti i fundit i plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës së thjeshtuar për subjektet e vogla që janë përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së.

Tatimpaguesit e Biznesit të vogël, të cilët gjatë vitit 2017, kanë realizuar një qarkullim prej 2.000.000 – 5.000.000 lekë, në bazë të këtij ndryshimi, janë regjistruar automatikisht nga Administrata Tatimore me përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tatimpaguesit mund t’i drejtohen ‘Këndit të Asistencës”, i dedikuar për biznesin e vogël, i vendosur pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore, për të marrë asistencën e nevojshme.

Po ashtu, krahas ‘Këndit të Asistencës’, ata mund të informohen edhe duke telefonuar pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02.