Task forca e policisë turke do të garantojë sigurinë në Afrin

Siguria në Afrin, rajon i pastruar nga organizata terroriste YPG/PKK pas operacionit antiterrorist të Turqisë "Dega e Ullirit", do të garantohet nga "Task Forca e Sirisë" që vepron në kuadër të Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë Turke

Siguria në Afrin, rajon i pastruar nga organizata terroriste YPG/PKK pas operacionit antiterrorist të Turqisë “Dega e Ullirit”, do të garantohet nga “Task Forca e Sirisë” që vepron në kuadër të Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarët e AA-së filmuan skuadrat speciale që janë duke trajtuar forcat e policisë lokale që është emërtuar me emrin “Shurta” dhe u japin atyre mbështetje operacionale.

Task Forca e Sirisë përbëhet nga 12 skuadra të ndryshme nga Departamentet e Operacioneve Speciale nga provincat turke Ankara, Hatay dhe Gaziantep.

Task Forca e Sirisë gjithashtu merr pjesë në operacione me rrezik të lartë.

Organizata policore e sapoformuar në akordim me policinë turke, përbëhet nga shtatë njësi të specializuara në luftën kundër terrorizmit, inteligjencës, rendit publik, trafikut, hetimeve të skenës së krimit dhe komandave.

Brenda këtyre kornizave, policia turke është duke siguruar trajnime dhe udhëzime për organizatën e re policore në Afrin.

Shpresohet që forca e policisë lokale të bëhet operacionale sapo të fitojë përvojë në këtë fushë.

Policia turke gjithashtu do të sigurojë trajnim për njësitë e policisë që do të veprojë brenda burgjeve që së shpejti do të themelohen në këtë distrikt.

Forcat speciale do të vendosen gjithashtu në hyrjet dhe daljet e autostradave dhe pikave kritike në rajon.

Këto forca speciale, me miratimin e autoriteteve lokale, do të angazhohen personalisht në operacione të rrezikshme.

Brenda tre muajve të fundit, disa sulme vetëvrasëse janë penguar nga skuadrat speciale që kanë shkatërruar po ashtu më shumë se 100 eksplozivë të improvizuar të lëna nga YPG/PKK.

Forcat speciale vazhdojnë operacionet kundër elementeve terroriste në rajon.

Për më tepër, Task Forca e Sirisë do të kryejë operacione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe inteligjencën e Turqisë në raste nevojash.