Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Afganistanin, Zalmay Khalilzad dhe përfaqësuesi i posaçëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për Afganistanin, Zamir Kabulov, kanë realizuar një takim në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Khalilzad dhe Kabulov, u takuan në ambasadën ruse në Ankara. Në takim morën pjesë edhe ambasadori rus në Ankara, Aleksey Yerhov si dhe disa zyrtarë nga dy shtetet. Takimi ishte i mbyllur për media dhe zgjati rreth 1 orë e 15 minuta.
Kabulov, në deklaratën e bërë më 12 shkurt në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, kishte njoftuar se përfaqësuesit e posaçëm të të dyja vendeve do të takohen më 22 shkurt në Ankara.
– Bisedimet e paqe në Afganistan
Talebanët, një kërcënim i madh për qeverinë e drejtuar nga presidenti afgan Eshref Gani, ende ruan dominimi ne saj në shumë rajone të vendit. Disa rajone të këtij vendi janë nën kontrollin e talebanëve, ballafaqohet me probleme serioze të sigurisë.
Ende nuk është arritur në një rezultat pavarësisht se qeveria në vitet e kaluara në mënyrë të përsëritur ka treguar përpjekje për të zhvilluar bisedime paqësore me talebanët dhe ka formuar Këshill të Paqes.
Në periudhën e ish-presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, kontaktet mes administratës afgane dhe talebanëve planifikohej të zhvilloheshin në qershor të vitit 2013 në kryeqytetin e Katarit, Doha. Por talebanët në zyrën ku pritej të zhvilloheshin takimet kishte vendosur tabelën dhe të ashtuquajturin flamur të “Emiratit Islam të Afganistanit”, pas së cilës qeveria afgane u tërhoq nga negociatat.
Zyra u mbyll pas një muaji, ndërsa negociatat e paqes u pezulluan.