Takimi Rama-Conte, lajm i mirë për emigrantët shqiptarë: Do finalizohet marrëveshja e njohjes së sigurimeve shoqërore

Kryeministri Italian Giuseppe Conte, ka deklaruar se do të vlerësojë mundësinë për arritjen e një marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve në Itali.

Këtë deklaratë Conte e bëri gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Romë, transmeton CNA.

“Ka 30 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare në Itali dhe, ne duhet t’i njohim ato, ata japin një kontribut të shkëlqyeshëm në ekonominë tonë. Së bashku do të vlerësojmë mundësinë e marrëveshjeve eventuale edhe në planin e pensioneve, do të punojmë së bashku duke shkëmbyer informacione,” deklaroi Conte.