Takimi me diplomatët, Vuçiç: Dje ishte njëra nga ditët më të vështira për Serbinë, na presin telashe

Një ditë pas takimit me pesëshen e ndërmjetësve ndërkombëtarë në Beograd, në të cilin është diskutuar propozimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se dje ishte njëra nga ditët më të vështira për Serbinë. Në një deklaratë në rrjetin social Instagram, Vuçiçi tha se të hënën do t’iu drejtohet qytetarëve lidhur me bisedimet…

Një ditë pas takimit me pesëshen e ndërmjetësve ndërkombëtarë në Beograd, në të cilin është diskutuar propozimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se dje ishte njëra nga ditët më të vështira për Serbinë.

Në një deklaratë në rrjetin social Instagram, Vuçiçi tha se të hënën do t’iu drejtohet qytetarëve lidhur me bisedimet në takimin e së premtes me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që udhëhoqi delegacionin e përbërë nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e presidentit të Francës, kancelarit gjerman dhe të kryeministres italiane.

“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë dhe kurrë nuk kam fshehur nga njerëzit në Serbi kur ndodhin gjëra të tilla. Ne do të kemi shumë telashe dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen dhe për këtë na duhet unitet dhe nga ata që e prisja për shkak të përgjegjësisë që duhej të tregonin, përkatësisht përfaqësuesit tanë politikë, këtë nuk e morëm”, tha Vuçiç.

Nga kabineti i kryeministrit Kurti thanë se për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilin kryeministri Kurti e vlerëson si “bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër