Tag Shkodër

48 besimtarë nga Shkodra u nisën për të kryer Haxhin e sivjetshëm

Pasdreken e së martës, më 7 gusht 2018, tek xhamia e Parrucës u bë përcjellja e haxhilerëve shkodranë të këtij viti për në vendet e Shenjta, në Mekë dhe Medinë, të cilët do të bashkohen rrugës me grupin tjetër të haxhilerëve shqiptarë, e më pas të gjithë së bashku do të vazhdojnë “udhëtimin jetës” për të kryer kushtin e pestë të fesë Islame, obligimin e Haxhit.

Posteri me spec që e ka shndërruar kryebashkiaken e Shkodrës në “lajm dite”

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e ka bërë veten “lajm dite” me postimin e një posteri e heqjen më pas, ku lajmërohet për “Koncertete e Verës” në sheshin “Nënë Tereza” të qytetit verior, por me një grafikë tejet provokues, gati përçmuese ndaj besimit islam, ku shfaqen dy minaret në rënie, njëra prej tyre e thyer.