Tag SHBA

Departamenti amerikan i Sigurisë kërkon dërgimin e ushtrisë në kufirin me Meksikën

Ushtria amerikane ka marrë një kërkesë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për dërgimin e trupave aktive ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë, tha një zyrtar i SHBA të enjten, pasi Presidenti Donald Trump kishte deklaruar më herët se ishte “duke çuar ushtrinë” për t’u mbrojtur kundër një karvani emigrantësh të Amerikës Qendrore, që po kalojnë nëpër Meksikë.