
Partia Demokratike ka organizuar protestat e radhës në disa qytete të vendit. Në Durrës, Shkodër, Lushnje dhe Berat degët lokalë kanë protestuar edhe duke bllokuar lëvizjen në rrugët nacionale.
Ethet e zgjedhjeve vendore kanë përfshirë politikën edhe pse jo publikisht kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë intensifikuar takimet për të arritur një marrëveshje lidhur me ndarjen e zonave të kandidimit.

Kur ka nisur numërimi mbrapsht për djegien e mandateve të opozitarëve, republikani Fatmir Mediu është aleati i parë që i kërkon Lulzim Bashës rikthimin në Parlament.

Në një dalje nga selia e PD-së këtë të shtunë, deputeti demokrat Endri Hasa ka denoncuar atë që e konsideron si vendim korruptiv të qeverisë, që ka një kosto prej 600-1.000 euro për çdo biznes, për shkak se ka nxjerrë një vendim që skualifikon kasat ekzistuese fiskale, duke i detyruar bizneset që të pajisen me kasa të tjera.

Në një dalje për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Deputeti i PD, Flamur Noka në një dalje për mediat ka hedhur sërish akuza ndaj kryebashkiakut të Durrësit, pasi sipas tij, Vangjush Dako e ka pranuar vetë që bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës, e për këtë arsye ai duhet të jetë në burg.

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Tiranës për betonizim të parkut kombëtar pranë liqenit artificial. Sipas Jamarbër Malltezit në sipërfaqen e Gardës së Republikës do të ketë ndërtime gjë e cila i ka detyruar të mbajnë sekret planin rregullues të Tiranes deri pas zgjedhjeve lokale.

“Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përdorur fluturime- charter për udhëtime jashtë vendit 18 herë, me vlerë 600 mijë euro”, deklaroi deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili tha se “rezulton të ketë udhëtuar edhe me trafikantin e drogës Edmond Bega”.
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kanë deklaruar se prokuroria nuk ka hetuar kurrë Agron Xhafën për trafik droge, por e ka lejuar që të largohet nga vendi.

Demokratët vijojnë t’i kërkojnë kryeministrit që të mos heshtë në lidhje me çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës 21 korrikun e kaluar, kur n/komisar Nuhu pretendon se i është bërë presion për rastin e Xhisiela Malokut nga deputetët socialistë Taulant Balla e Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiaku Artur Bushi.