Tag PD

PD: KQZ po falsifikon shifrat, pjesmarrja arrin deri në 10%

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso hedh poshtë shifrat zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen në votime. Në një deklaratë për mediat, Ivi Kaso thotë se deri në orën 15:00 kanë votuar 10% e votuesve dhe jo 15.5% sikurse deklaroi KQZ.

PD: Heshtja dhe përdorimi politik i Prokurorisë për të kërcënuar mediat nuk e shpëtojnë dot Ramën për të mbuluar krimin e blerjes së pushtetit

Partia Demokratike u shpreh me anë të një deklarate për mediat se “në vend që sot politikanët e kapur në shitblerje votash me krimin, të ishin me pranga në duar; në vend që Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të vihej në dispozicion të hetimit për zbardhjen e krimeve zgjedhore; Edi Rama urdhëron shantazhimin dhe kërcënimin ndaj gazetës gjermane BILD dhe mediave shqiptare që nxorrën në dritë krimin zgjedhor”.