Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia gjatë aksioneve kundër lëndëve narkotike në Kurbin. Në pranga kanë rënë shtetasit S.M.,29 vjeç , banues në Krujë dhe A.B., 25 vjeç banues në Kurbin.
Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses një operacion të koduar me emrin “Skuraj”, në vazhdën e të cilit kanë përfunduar në pranga shtetasit e dyshuar për vjedhje karburantesh në dy raste në rrethin e Kurbinit.
Rei Nelaj u arrestua gjatë një kontrolli të policisë në një lokal në qytetin e Kurbinit, pasi kishte me vete armë zjarri. Por në çantë iu gjetën municione të tjera dhe drogë.