
Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Levan-Fier ku humbi jetën një grua shtatzënë, kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook mbi projektin e unazës së Fierit.
Në postimin e mëngjesit kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ti urojë besimtarët myslimanë për Kurban Bajram me projektet për rimëkëmbjen e disa xhamive, si ajo e Et’hem Beut në Tiranë, xhamia Mbret dhe ajo e Beqarëve në Berat, etj.
Kryeministri Edi Rama ndërpreu sot pushimet e tij, për të zhvilluar një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Akademisë “100 fshatrat”, në fshatin turistik të Jalës.
“Vrasja e shumëfishtë e Selenicës ishte një makabritet tronditës, për të cilin u reagua menjëherë; u ndalua autori dhe drejtësia ka nisur procesin ligjor”.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet në gjuhën italiane në profilin e tij në Twitter për tragjedinë e urës së Morandit në Genova ku humbën jetën 37 persona, ndërkohë që të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në faqen e tij në Facebook lidhur me masakrën e Selenicës. Teksa kreu i qeverisë poston për turizmin në vend, qytetarët e “masakrojnë” me komente mbi ngjarjen e rëndë.
Përveç reagimit të dy ministrive, asaj të Drejtësisë dhe të Brendshme, ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama në rrjetin social Facebook për vendimin e gjyqtares së Vlorës, për të lënë në arrest shtëpie një person të arrestuar për herë të dytë që qarkullonte me armë.

NATO do të ndërtojë në Kuçovë bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë publik nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Sipas kryeministrit, Këshilli i Atlantikut të Veriut ka marrë vendim, që të investojë mbi 50 milionë euro vetëm në fazën e parë të projektit, që përfshin modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për raportin e Departamentit të Shtetit për investimet, ku e quan opozitën “Selia e Përkthimeve të Gabuara”.

Kryeministi Edi Rama bëri të ditur në takimin me koordinatorët e bashkëqeverisjes se në shtator nis reforma e pronës, ku ALUIZNI, Hipoteka dhe Agjencia e Kthimit të Pronave do të jenë të gjitha bashkë. Sipas Ramës risi e kësaj reforma është mundësia e apelimit brenda institucionit pa qenë nevoja të shkohet në gjykatë.