Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk është i lumtur me deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se formimi i ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv.
Serbia nuk do të pajtohet me regullat e reja, ka thënë sonte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të tërheqë taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia
Për pranimin në anëtarësinë e INTERPOL-it nevojiten dy të tretat e shumicës së anëtareve të kësaj organizate, ndërsa siç theksoi Vuçiç, "për pranimin e Kosovës nuk votoi as shumica e thjeshtë"
Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit është zemëruar për mënyrën si është trajtuar gjatë shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.
Presidenti serb Aleksandar Vucic tha sot se nuk kishte nevojë të fliste me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Paris dhe se ata ishin parë disa ditë më parë në Bruksel, me vlerësimin "se nuk kishte ndonjë mbrëmje e madhe".
Ka përfunduar takimi në Bruksel ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç. Edhe ky takim është ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
"Nuk ndjehem komod, as që parapëlqej të flas me Thaçin, megjithatë është më mirë të flasim 100 vjet, sesa të luftojmë një ditë të vetme", tha presidenti i Serbisë
Në pyetjen se çka do të thotë për Serbinë hyrja e Maqedonisë në NATO, Vuçiç u përgjigj, “Asgjë, ju atë e keni zgjedhur, rruga e mbarë”
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se ideja e krijimit të ushtrisë së Kosovës po frikëson popullin serb. Ai premtoi se serbët në Mitrovicë do të kenë gjithnjë mbështetjen e shtetit dhe se ai do të bënte të pamundurën për të ndaluar sjelljen e papërgjegjshme të Kosovës.
Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se “politika e tij ka pësuar disfatë” po interpretohet si përgatitje për kalimin e përgjegjësisë së dështimit tek opozita, kryeministrja Ana Bërnabiç ose një palë e tretë.