Super Uruguaj, ul me këmbë në tokë Rusinë

Uruguaji zbret me këmbë në tokë organizatorët e Rusisë

Tre ndeshje, zero gola të pësuar. Uruguai edhe njëherë ka zhvilluar një ndeshje të përsosur në prapavijë dhe ditën e sotme radhën për të shënuar e kishte Luis Suarez, i cili është bërë uruguaiani që ka shënuar më shumë gola në Kupat e Botës, me shtatë të tillë në fitoren 3-0 ndaj Rusisë.

Uruguai ka përfunduar grupin A me nëntë pikë, pasi ka mposhtur edhe Rusinë, pas Egjiptit dhe Arabisë Saudite, duke u kualifikuar me vend të parë në këtë grup.

Ndeshja nisi shumë mirë dhe Uruguai gjeti menjëherë golin e avantazhit. Rusët nuk u pajtuan me atë situatë dhe sulmuan për të barazuar, por një karton i kuq i preu krahët vendasve.

Se kombëtarja ameriko-latine ishin hyrë për ta fituar ndeshjen e tregoi edhe goli i hershëm nga Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 10-të një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.

Në minutën e 23-të erdhi edhe goli i 2-0 për Uruguain, pasi pas një goditje të fortë nga distanca të Diego Laxakt, ishte Denis Cheryshev, i cili devijoi topin që përfundoi në rrjetë.

Kur pritej që nikoqirët të kthehen në lojë ata u penalizuan pasi mbrojtësi i tyre Igor Smolnikov u ndëshkua në minutën e 36-të me kartonin e kuq, pas dy të verdhëve, duke i lënë të tijët me 10-lojtarë.

Në pjesën e dytë, uruguaianët arritën të menaxhonin mirë lojën duke krijuar kohë pas kohë raste për gol, ndërsa Rusia provonte të befasonte me ndonjë kundërsulm.

Megjithatë, edhe përkundër mundësive nga të dyja kombëtareve, ishin vetëm Uruguai që gjeti golin e tretë me anë të Edinson Cavanit (90′), i cili me golin e tij nga afërsia vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitore, Uruguai kualifikohet nga Grupi A me vendin e parë, me nëntë pikë, ndërsa Rusia si e dyta me gjashtë pikë, duke lënë pas vete Egjiptin dhe Arabinë Saudite.

Një humbje kjo që ngre menjëherë pikëpyetjet mbi të ardhmen e Rusisë në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, teksa tashmë dihet se Uruguaji do të presë të dytën e grupit B, ndërsa Rusia do të ndeshet me të parën e grupit B. Në pritje të përmbylljes së grupit B, me ndeshjet e mbrëmjes, Spanja mund të ndeshet me organizatorët rusë, ndërsa Uruguaji mund të presë kampionët e Europës në fuqi, Portugalinë e Cristiano Ronaldos.