Super Kolarov, Serbia mposht Kosta Rikën

Magjia e Kolarov i jep fitoren Serbisë ndaj Kosta Rikës

Një perlë e Kolarov, në versonin “Cristiano Ronaldo”,  i mjaftoi Serbisë për të marrë fitoren përballë Kosta Rikës në ndeshjen e parë të Grupit E.

Kjo sfidë e zhvilluar në “Cosmos Arena”të qytetit të Samaras u luajt me një ritëm të lartë, me raste në të dyja portat, por përfaqësuesja ballkanase iu fal magjisë së Kolarov, për të gjetur një gol me vlerë trepikëshi.

Mbrojtësi i Romas lëshon një predhë nga rreth 30 metra, me topin që shkon në trekëndëshin e djathtë i pakapshëm për Navas.

Kosta Rika nuk kishte fuqinë të reagonte teksa ballkanasit ishin në kontroll të ndeshjes edhe pas golit të avantazhit dhe me pak fat mund të kishin dyfishuar rezultatin.

Në të paktën dy raste të tjera sulmuesi Mitrovic ishte shumë pranë golit për Serbinë, por nuk u tregua i saktë sa duhet në finalizim.

Në kohën shtesë nuk munguan momentet e tensionit, me rezultatin që mbeti i pandryshuar, duke sanksionuar fitoren e Serbisë.