Sulmi rus pranë kufirit është mesazh për NATO-n, pretendon Polonia

Sulmi rus me raketa në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polak të dielën, ishte një përpjekje për të “kërcënuar” NATO-n, tha për BBC zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz.

Të paktën 35 njerëz vdiqën për shkak të sulmit në bazën ushtarake Yavoriv, rreth 20 km nga kufiri me Poloninë, që është anëtare e NATO-s.

Przydacz e konsideroi “shumë provokues” veprimin e Rurisë.

“Ata me siguri e dinin se kjo bazë ushtarake ishte vendosur shumë afër kufirit polak,” u shpreh ai.

“Pra, natyrisht, rusët e dinin se çfarë po goditnin dhe donin të kërcënonin NATO-n. Ata donin t’i dërgonin NATO-s një mesazh.”

Przydacz thotë se ka frikë se vendi i tij, dhe disa vende të tjera janë në rrezik, pasi Putin “po përpiqet të shkatërrojë botën në të cilën po jetojmë”.