Sulm vetëvrasës në Kabul, 6 të vdekur

Në një sulm vetëvrasës në hyrje të Ministrisë së Zhvillimit Rural në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, humbën jetën 6 persona

Në një sulm vetëvrasës në hyrje të Ministrisë së Zhvillimit Rural në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, humbën jetën 6 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Drejtorisë Policore në Kabul, Hashmat Stanikzey në një deklaratë për AA tha se sulmuesi vetëvrasës hodhi veten në erë në hyrje të ministrisë në fjalë.

Stanikzey njofton se si pasojë e sulmit 6 persona humbën jetën ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Muajin e kaluar 12 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi vetëvrasës në hyrje të ministrisë së njëjtë.