Sulm me bombë në Azez të Sirisë

Në një sulm me bombë ndaj qarkut Azez që është nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë një civil ka humbur jetën ndërsa të paktën 17 të tjerë janë plagosur

Në një sulm me bombë ndaj qarkut Azez që është nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë një civil ka humbur jetën ndërsa të paktën 17 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Azez, përkatësisht në afërsi të kuvendit komunal në qendër të qarkut është kryer sulmi me autobombë.

Përgjegjësi për media i ekipeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), Halit Hatip tha se sipas vlerësimeve të para në sulm ka humbur jetën një civil ndërsa të paktën 17 të tjerë janë plagosur.

Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bartur të plagosurit në qendrat shëndetësore.

Në lagjen ku ndodhi shpërthimi një numër i madh i automjeteve janë dëmtuar.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërkaq ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.